Institucionet arsimore në zonat e thella të Bulqizës vijojnë të kenë problematika të ndryshme. Më problem mbetet situata në shkollat anekse, të cilave nuk iu është kushtuar vëmendja e duhur nga pushteti vendor apo institucionet e tjera qëndrore në nivel vendor. E tillë është situata edhe në shkollën anekse të Strikçanit në Njësinë Administrative Zerqan.

15 fëmijëve të këtij institucioni arsimor ju mungojnë kushtet në nyjet sanitare. Tualeti i kësaj shkolle është i hapur dhe pa ujë brenda. Gjyshërit që kanë mbesat e nipat në këtë shkollë, ngrejnë shqetësimin e mungesës së kushteve higjeno-sanitare në shkollë.

Veç probleme të brendshme, fëmijët që frekuentojnë këtë institucion arsimor përballen edhe me rrezikun tjetër, pasi godina është ngjitur me rrugën kryesore të fshatit.