Djemtë ekipit të Burrelit kanë marrë udhëzimet e fundit këtë të premte para ndeshjes që do të luajnë sot në transfertë kundër Erzenit të Shijakut. Matjanët tashmë janë të fokusuar vetëm në kampionat pasi kanë lënë garën për kupën e shqipërisë. Stafi teknik i Burrelit drejtoi seancën e fundit stërvitore para përballjes me shijakasit të shtunën.

Trajneri Gentjan Stojku tha se ekipi ka ardhur duke u rritur profesionalisht e kjo na motivon edhe për ndeshjet në transfertë. Numri një i pankinës matjane do të syojë tri pikë në këtë ndeshje për të thyer kështu edhe “tersin” e ndeshjeve jashtë fushe, pasi ka humbur dy përballjet e para të këtij sezoni.
Edhe në këtë përballje Burreli do të paraqitet me formacion të plotë pasi nuk ka asnjë futbollist që pengohet të luajë nga numri i kartonave apo të jetë i dënuar.