Ky është fshati Stavec i Martaneshit ku dikur në të jetonin më shumë se 100 banorë. Fshati kishte edhe shkollën e tij e cila sot është krejtësisht e rrënuar. Nga 100 banorë, sot kanë mbetur vetëm dy të moshuar. 92-vjeçari Ahmet Ilami thotë se dikur fshati ishte plot me banorë dhe se çdo pëllëmb toke punohej. I moshuari tregon se rreth 40 shtëpi ishin vendosur në këtë fshat, por që më shumë se 80% e tyre sot janë të rrënuara. Ata shtëpi që kanë mbetur ende në këmbë, nuk kanë banorë në to pasi janë larguar. Të vetmit banorë të përhershëm thotë Ahmeti është ai me bashkëshorten.
92-vjeçari nga Staveci tregon se fshati u popullua nga banorë të Dibrës së Madhe të Maqedonisë së Veriut, të cilët largoheshin nga hasmëria apo arsye të tjera. Me vendosjen në këtë zonë, janë hapur toka bujqësore me të cilat siguronin ushqimin banorët.
Nga ana tjetër 92-vjeçari Ahmet Ilami thotë se shkak për braktisjen e fshatit Stavec është bërë mungesa e investimeve që pas viteve 90-të.