6 raste të reja në Tiranë dhe 3 në Elbasan. Harta e të prekurve me koronavirus në Shqipëri është zgjeruar vetëm në kryeqytet dhe Elbasan, sipas Ministrisë së Shëndetësisë.

Përqindja më e lartë e të prekurve janë meshkuj, me 53%. Lajmi i mirë është se edhe sot ka më shumë të shëruar, se të prekur. 11 të shëruar në 24 orët e fundit. Në total janë 165 të shëruar në Shqipëri. Kjo do të thotë se në vendin tonë janë 222 raste aktive me COVID-19.