Vijonë investimet në terrenet sportive nga ana e Bashkisë Mat.
Është rikonstruktuar sërish në ambientet e stadiumit Liri Ballabani i cili ka marrë pamje e një stadiumi të nivelit të Kategorisë Superiore.
Kryetari i Bashkisë Mat Agron Malaj me anë të një statusi në facebook është shprehur se investimet për rininë do të vijojnë edhe në të ardhmen nga bashkia Mat.
Stadiumi “Liri Ballabani” #Burrel, me pamje të re!
Ne do të vijojmë investimet për ambiente sportive në të gjithë Bashkinë #Mat sepse besojmë se ky është një ndër investimet më të mira që mund të bëjmë për rininë!