Spitali i Burrelit vuan prej disa kohësh mungesën e mjekut gjinekolog e cila ka sjellur problematika të mëdha në trajtimin e pacientëve të cilët duhet të udhëtojnë nê qytete të tjera për të marrë shërbimin e nevojshëm.

Deputetja e zgjedhur Dhurata Çupi ka bërë thirrje për zgjidhje të menjëhershme teksa ka publikuar edhe një mesazh të një nëne e cila ka hasur peripeci të mëdha përgjatë shtatëzanisë së saj.

Statusi i Cupit në facebook

Zgjidhja duhet urgjente. Sa here kam reaguar vetëm unë dhe askush nuk mban përgjegjesi dhe nuk merren masa për zgjidhje.
Ku po shkojme kështu. Të tilla mesazhe me vijnê vazhdimisht. Si nënê, si grua, si deputete i bashkohem kërkesês emergjente se ketyre nenave Matjane.

Përshëndetje znj.Dhurata,
Rrethi i Matit u bene vite qe vuan për një doktor gjinekolog te qëndrueshem. Ishte nje farë kohe dhe tani ka mbi 4 javë qe përsëri spitali eshte pa doktor.
Unë personalisht jam ne shtatzënë ne muajin e fundit dhe për punë ditësh do të sjell nje fëmijë ne jetë në Tiranë. Ama përveç meje ka me qindra gra te frustruara pasi na thane qe do vinte doktori dhe tanime na njoftuan qe doktor nuk vjen. Gratë shtatzëna në zona të thella janë vërtet në rrezik pasi as Tirana nuk i pranon pa qenë konsultuar më parë e keshtu i dergojne ne Lezhë apo Rrëshen në momente te fundit te lindjes.
Duam te organizojmë nje protestë paqësore mirëpo nga frika se u hiqen njerëzit nga puna apo dhe arsye te tjera, nga afro 200 gra shtatzana vetëm 5 jemi te gatshme te dalim ne nje protestë miqësore para spitalit për një të drejtë themelore. Protesta paqësore eshte nesër me date 13.07.2021.
Do ishte mirë nëse edhe ju do ta denonconit rastin ne fjalë, pra të mungesës së gjinekologut ta paraqisnit si problem shqetësues. Unë ju kam shkruar te gjitha mediave dhe 2 prej tyre na kane premtuar qe do jenë nesër pranë nesh për ta denoncuar.
Ne pritje të përgjigjes suaj,
Faleminderit!