“Burreli” e nis mbarë, mund bindshëm Veleçikun

Këtë të Mërkurë nisi gara në kategorinë e parë në futboll ku skuadrat u përballën sipas kalendarit të dalë nga shorti për sezonin 2020 – 2021. Matjanët pritën në shtëpi Veleçikun e Koplikut, duke e mundur këtë të fundit me rezultatin e thellë 5 me 2. Kanë mjaftuar vetëm 2 minuta lojë që Burreli të gjejë golin në portën vendase. Është Vecaj i cili godet sakt në ballore dhe tund rrjetën e portës mike, ndërsa vetëm pesë minuta më vonë Rexhepi dyfishon shifrat për Burrelin.

Miqtë tentojnë të futen në zonën matjane por mbrojtja nuk lejon që në asnjë moment portieri Miraka të vihet në vështirësi. 2 minuta pa u mbyllur pjesa e parë, është Jasmin Raboshta i cili trefishon rezultatin. Pas një krosimi të dhënë nga Hasa, Raboshta godet saktë me kokë dhe topi përfundon në rrjetë.

Ekipet shkojnë në dhomat e zhveshjes me rezultatin Burreli 3 3 Veleçiku 0. Në minutën e parë të pjesës së dytë, vendasit mund të shënonin me Kurbneshin, por ky i fundit nuk ka saktësi e topi përfundon në duart e Vjerdhës. Rezultati do të katërfishohej sërisht nga Rexhepi, i cili merr një pasim nga e djathta e tij dhe godet saktë rrjetën e portës mike.

Miqtë do të gjenin rrjetën e portës vendase në minutën e 68 me Ditmir Ujkajn dhe ngushtojnë diferencën e golave.
Por matjanët nuk ndalen me sulmet e tyre ndaj portës mike dhe shënojnë sërisht. Këtë herë është Maringlen Stana që tund rrjetën mike dhe shënon golin e fundit për ekipin e Burrelit. Atëherë kur gjithçka pritej të mbyllej me rezultatin 5 me 1, miqtë fitojnë një penallti. Në rrëmujë e sipër ka ndoshta një prekje të pavullnetshme të topit nga mbrojtja matjane dhe për gjyqtarin kryesor të takimit Olti Çela ka 11-metërsh i cili ekzekutohet saktë nga Ditmir Ujkaj.

Për trajnerin e Burrelit, Samuel Nikaj jo çdo udhëzim u zbatua në fushën e gjelbërt, e megjithatë, ai thotë se fillimi është i mbarë.
Ndërsa trajneri i Veleçikut, Admir Rustemaj tha se në formacionin e kësaj ndeshje kishte tre mungesa, por dhe pati probleme sipas tij në repartin e mbrojtjes.

Në javën e parë Burreli është pozicionuar në krye të klasifikimit, ndërsa objektivi është që ta mbajë këtë vend deri në fund të kampionatit.