Që Federata Shqiptare e Futbollit është kthyer në një Institucion dhe në një biznes privat të një grushti njerzish, kjo nuk është se ka më dyshime.

Aty përvevçse nuk bëhet asnjë plan për tu ardhur në ndihmë tifozë, duke i ulur disi çmimet e biletave, por ndodh krejt e kundërta, pavarisisht deklaratave zyrtare të tifozëve për rishikimin e çmimeve të biletave.

Në datë 17 nëntor Shqipëria do të luajë ndeshjen e saj për eleminatoret e europianit kundër Francës dhe interesimi për të ndjekur këtë takim është mjaft i lartë, për shkak se do të luhet në stadiumin e ri “Arena Kombëtare” që do të inagurohet pikërisht për këtë ndeshje.

Gazeta TemA bëri një vëzhgim tek dyqani zyrtar i FSHF-së ku shiten biletat dhe numri i tifozëve ishte i lartë duke krijaur rradhë të gjata për të siguruar një biletë.

Por aty konstatuam një skandal dhe një rregull të ri që nuk është dëgjuar ndonjëherë në ndonjë vend të botës, por që ishte vendosur së fundmi nga FSHF-ja, se për të blerë një biletë për ndeshjen kundër Francës në “Arenën Kombëtare”, e ke me detyrim të blesh edhe një biletë për ndeshjen kundër Andorrës që luhet më 14 nëtor në “Elbasan Arena”.

Nëse refuzoje këtë ultimatum skandaloz të vendosur nga Federata Shqiptare e Futbollit, atëherë askush nuk ka të drejtë të blejë një biletë takimin kundēr “Gjelave”.

Shumë tifozë u larguan të irrituar nga ky rregull i aplikuar nga Federata dhe nuk iknin se janë “hallexhinj” siç i cilëson FSHF-ja, por se nuk e përtypën dot këtë vjedhje skandaloze që po iu bëhet.

“Unë e kam ndjekur kombëtaren në çdo ndeshje. Kam udhëtuar edhe jashtë shtetit për të ndjekur çunat. Isha në Turqi, kam qenë në Danimarkë e në shumë vende të tjera për të përkrahur Shqipërinë.

Me datë 14 nëntor unë nuk e kam mundësinë të jem në Elbasan se kam një problem, por për takim me Francën dua ta shoh. Vij këtu dhe ndeshem me ketë rregull që se kam degjuar kurrë. Nuk e kam tek lekët, por pse duhet të paguaj unë lek kot për një ndeshje që nuk ka mundsi të shkoj ta shof?”

“Është i papranueshëm një rregull i tillë, dëshirën për të parë një ndeshje e vendos vetë unë nuk ma imponojnë dot persona të tjerë”

“Le ta shohi Armando Duka bashkë me ata politikanët hajdut që do shkojnë atë ditë”, u shprehën për Gazetën TemA disa prej tifozëve.

Qesharake por dhe absurde ishte fakti se në derën hyrëse të dyqanit ishte vendosur dhe tabela me kombinmet e çmimeve për të dyja takimet.