Deputetja e PD-së Dhurata Çupi, me anë të një statusi në “Facebook” ka reaguar në lidhje me skandalin me 11.7 ton akullore kancerogjene.
Çupi thekson se korrupsioni masiv në veprimtarinë e AKU-së ka sjellë pasoja të rënda për shëndetin e qytetarëve.
Postimi i Dhurata Çupit:
Korrupsioni masiv në veprimtarinë e Autoritetit Kombëtar të Ushqimit ka sjellë pasoja të rënda për shëndetin e popullsisë.
Plot 11. 7 ton akullore me përmbajtje kancerogjene (oksid etileni në stabilizuesin lygomme) janë konsumuar nga fëmijët e të rriturit në muajt e fundit në Shqipëri.