Ndonëse është ndër luginat më të bukura jo vetëm në Qarkun Dibër por në të gjithë Shqipërinë, lugina e Shkopetit vijon të ndotet nga forma më të ndryshmet. Në të gjithë bregun e liqenit nga tueli i Shkopetit deri tek Ura e Ulzës ka prania të madhe të mbeturinave. Ndonëse në pamje të parë nuk shihen, në disa pozicione treojnë qartë ndotjen e tmerrshme që është shkaktuar aty. Por si të mos mjaftonte kjo, në këtë rrugë prej ditësh është vënë shihen shofer që lajnë betonieret me të cilat kanë transportuar beton dhe që derdhin anash rrugës papastërtitë. Sipas specialistëve të mjedisit, kjo është një tjetër masakër që i bëhet kësaj luginë veç hedhjes së mbeturinave pa kriter në të gjithë gjatësinë e saj. Larja e betoniereve në këtë aks rrugor në një zonë piktoreske që duhet t’i shërbejë zhvillimit të turizmit. Specialistët kërkojnë ndërhyrjen e organeve vendore e shtetërore për të ndëshkuar të gjithë ata që në forma të ndryshme, po dëmtojnë këtë luginë kaq panoramike.