Sjellja ndaj kafshëve në vendin tonë vijon të jetë jo e duhura, jo vetëm për qent e rrugës, por edhe ndaj kafshëve të tjera. Kjo kafshë e ngordhur gjendet në lagjen “Sallakaj” të lagjes së re të qytetit të Bulqizës. Banorët nuk kanë informacion se si kali i ngordhur ka përfunduar aty, por kërkojnë ndërhyrje të menjëhershme të instancave përgjegjëse. Sipas banorëve, prania e kafshës së ngordhur në afërsi të banesave përbën rrezik të madh sidomos për fëmijët. Përhapja e ndonjë infeksioni mund të ketë pasoja të rënda tek banorët e lagjes “Sallakja” në lagjen e re të qytetit të Bulqizës.
Ky nuk është rasti i parë që kafshët e ngordhura lihen në sipërfaqe, duke shkelur çdo rregull parandalimin e infeksioneve që mund të vijnë qoftë nga kontakti me to, e qoftë nga kafshë të tjera që mund të ushehen me këtë të ngordhurën.
Enver Doçi