Lumi i Matit vijon të jetë një prej zonave më të ndotura që nga burimi i tij në Martanesh e deri në liqenin e Ulzës. Mat Televizion ka trajtuar disa herë ndotjen nga mbeturina të ndryshme të mbetura në bimësinë e shtratit të lumit, apo që kanë përfunduar në liqenin e Ulzës. Por si të mos mjaftonin këto, në lum tashmë hidhen edhe kafshë të ngordhura kundër çdo norme mjedisore. Kjo është një lopë e ngordhur e hedhur në lum midis fshatrave Shulbatërr e Kujtim në Bashkinë e Klosit. Nuk dihet se sa ditë ajo qëndron aty, por banorët ngrejnë alarmin e ndotjes që po i shkaktohet lumit Në një kohë kur e gjithë bota është në luftë me infeksionin ndaj Covid-19, njerëz të papërgjegjshëm bëjnë një veprim të tillë, duke mos e groposur kafshën e ngordhur, por e hedhin në mes të lumit.