Kjo është Ura e Halilit në hyrje të fshatit dars në Bashkinë e Klosit. E shpallur monument kulture nga ministria e linjës, kjo urë nuk ka asnjë kujdes qoftë nga instancat qendrore apo vendore. Edhe pse është një objekt i rëndësisë së veçantë, kujdesi ndaj tij është zero.
Pamja është vërtetë e turpshme pasi e gjithë ura është e mbuluar nga bimësia e ferrat, duke e bërë atë pothuajse të padukshme për qytetarët që nuk e dinë vendodhjen e saj. Si të mos mjaftonin këto problematika, kohët e fundit ura po dëmtohet, duke iu hequr gurët e kalldrëmit mbi të. Banorë të fshatit Dars thonë se kjo urë duhet kthyer në atraksion turistik, por për fat të keq askush nuk kujtohet për të.
Megjithë rëndësinë e historinë që mbart kjo urë, nuk ka asnjë tabelë informuese afër saj që të ketë informacion për vizitorët. Instancat përgjegjëse nuk duhet të presin sa kjo urë të shkatërrohet totalisht, por të kthehet në shërbim të turizmit dhe të ruhet me fanatizëm si një objekt i rëndësisë së veçantë.