Ndonëse jemi në një situatë kritike ku i gjithë vendi është karantinuar, në minjerën Albchrome në Bulqizë minatorët jo vetëm që lëvizin në grup, por janë edhe pa masa mbrojtëse. Denoncimi vjen nga Sindikata e Minatorëve të Bashkuar të Bulqizës. Në një status në rrjetin social Facebook, sindikata iu kërkon organeve të ndërhyjnë menjëherë në zbatim të aktit normativ.

Statusi i sindikatës në facebook

VAZHDON PUNA NË MINIERËN E ALBCHROME, PA MASA MBROJTËSE PËR PUNËTORËT

Pavarësisht situatës së jashtëzakonshme ku ndodhet vendi dhe masave të rrepta kundër virusit Covid-19, puna në minierën e Albchrome vazhdon pa asnjë masë mbrojtëse. Siç mund të shihet nga këto foto, punëtorët nuk kanë asnjë masë mbrojtëse në autobusët që bëjnë transportin për në punë, as në ambientet e brendshme të punës. Rreziku për shëndetin dhe jetën e minatorëve është gjithmonë e më i madh.

Kërkojmë nga kompania të jetë reflektojë sa më parë!
Ju bëjmë thirrje institucioneve shtetërore që të marrin masat e nevojshme sa nuk është vonë!

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale,
Inspektorati Shteteror i Punes dhe Sherbimeve Shoqerore,
Instituti i Shëndetit Publik – Faqja zyrtare