Ministria e Brendshme publikoi dy ditë më parë listën përfundimtare të zgjedhësve që kanë të drejtën e votës në zgjedhjet parlamentare të 25 Prillit. Por në fund të njoftimit zyrtarë, Ministria apelonte qytetarët të cilëve ju ka skaduar karta e identitetit të aplikonin në mënyrë që të mos humbisnin të drejtën për të zgjedhur me 25 Prill. Por prefekti i Qarkut Dibër, Nexhbedin Shehu tha se të drejtën për të votuar do ta kenë edhe ata qytetar të cilëve ju ka skaduar karta e identitetit. Shehu sqaroi se qytetarëve që ju ka skaduar karta, nuk mund ta përdorin për shërbime të tjera, ndaj dhe është dhënë apeli që të bëjnë aplikimin për dokument të ri pranë zyrave të ALEAT.
Mënyra e aplikimit tashmë është online ku fillimisht qytetarët duhet të aplikojnë nëpërmjet portalit e-ablania e më pas të rezervojnë në fazen e aleat.al.