Reshjet e shirave të rëna dy ditët e fundit kanë nisur të krijojnë probleme sidomos në zonat rurale. Disa rrugë në Njësinë Administrative Xibër në Bashkinë e Klosit janë bërë të pakalueshme. ndërkohë nënprefekti i Matit, Hasan Pasha thotë se grupet e emergjencave civile janë ngritur në të dy bashkitë për të ndjekur situatën e krijuar.
Pasha tha se për shkak të erërave të forta dhe shembjes së shtyllave përcjellëse disa fshatra kanë mbetur pa energji elektrike, ndërsa grupet e punës po punojnë në këto linja për rikthimin e rrymës.
Situata prite të rëndohet në ditët në vijim për shkak të reshjeve që parashikohet të jenë prezente në vendin tonë gjatë gjithë kësaj jave.