SITUATA E VADITJES NË BASHKINË MAT
PROGJA: ËSHTË ARRITUR QË 70 % E SIPËRFAQES TË JETË NËN VADITJE
Thatësira e tejzgjatur dhe i nxehti përvëlues që ka pushtuar këtë verë vendin tonë kërkojnë një system vaditës efikas që prodhimet bujqësore të mos thahen e prodhimi të mos shkojë dëm. Për të marrë një informacion mvi stituatën e vaditjes në territorin e Bashkisë Mat ne kontaktuam me Përgjegjësin e Sektorit të Vaditjes e Kullimit në Drejtorinë e Bujqësisë të Bashkisë Mat, Asllan Progja.
Progja u pyet edhe për veprat vaditëse që aktualisht nuk janë në efiçencë për shkak të problematikave që mbartin.
Sipas Përgjegjësit të Sektorit të Vaditjes e Kullimit në Drejtorinë e Bujqësisë të Bashkisë Mat, Asllan Progja, këtë vit, falë edhe mbështetjes së siguruar nga kryebashkiaku Malaj, është arritur të shtohet sipërfaqja e tokave bujqësore të vëna nën ujë deri në 70 %, me objektivin që vitin e ardhshëm kjo të shkojë në 100 %.