Prefekti i Qarkut Dibër, Nexhbedin Shehu ka mbledhur në një takim këtë të enjte grupin e ekspertëve që kanë përgjegjësi për sigurinë rrugore në këtë qark. Sipas Shehut nga ky takim janë evidentuar problematikat që kanë rrugët nacionale por edhe lokale në pajisjen me elementë të sigurisë. Prefekti i Qarkut Dibër, Nexhbedin Shehu shtoi se të gjithë aktorët morën detyra konkrete për të rritur sigurinë në rrugë, sidomos në këtë periudhë ku është piku i sezonit turistik dhe qarkullimi i automjeteve do të jetë më i lartë si rezultat edhe i kthimit të emigrantëve për pushime.

Problemi më i madh me mungesën e sinjalistikës mbetet në rrugët nacionale, në të cilat prej shumë vitesh nuk është investuar në këtë drejtim.