Asnjë masë e marrë për shembjen në fshatin Plan i Bardhë, rruga e Arbrit mbetet në rrezik

Asnjë masë e marrë për shembjen në fshatin Plan i Bardhë, rruga e Arbrit mbetet në rrezik

Gjendja e rrugës së Arbrit në fshatin Plan i Bardhë të Bashkisë së Klosit mbetet ajo që ishte. Shirat e këtij fillimviti shkaktuan çarjen e tokës në anën e poshtme të rrugës, duke bvënë në rrezik gjithë trasenë. Bashkë me çarjen e tokës është shëmbur edhe një murë mbrojtës i cili ishte ndërtuar pikërisht për të mos lejuar të ndodhte një gjë e tillë. Por edhe pse kanë kaluar disa muaj që nga dëmtimi i këtij segmenti, deri tani nuk është marrë asnjë masë. Banorët kanë kërkuar vazhdimisht ndërhyje për shkak se dëmi mund të jetë akoma më i madh nëse do të vazhdojë të qëndrojë në këtë gjendje. Po ashtu, banorëve ju rrezikohen edhe tokat që i kanë poshtë rrugës ku ka pësuar shembje. Sa herë ka reshje shirash, toka poshtë rrugës vijon të rrëshqasë duke shtuar rrezikun e dëmtimit të trasesë dhe të rrezikojë jetën e drejtuesve të automjeteve, pasi nga asfalti nuk duket problemi që ka rruga në anën e poshtme. Banorët ju bëjnë apel autoriteteve që të ndërhyjnë sa më parë jo vetëm për rritjen e kostos së riparimit nëse çarja vazhdon, por edhe për sigurinë e të gjithë atyre që përdorin rrugën e Arbrit.