Kamioni i tonazhit të rëndë del nga rruga pranë tunelit të Murrizit, bllokohet qarkullimi i automjeteve

Kamioni i tonazhit të rëndë del nga rruga pranë tunelit të Murrizit, bllokohet qarkullimi i automjeteve

Një incident është regjistruar pranë tunelit të Murrizit, në anën e Tiranës, ku një kamion i tonazhit të rëndë ka dalë pjesërisht nga rruga, duke rrezikuar të përfundojë në greminë. Automjeti ka çarë barrierat metalike mbrojtëse, të cilat kanë bërë të mundur ndalimin e tij dhe kanë shmangur rënien në greminë. Pjesa më e madhe e kamionit ka mbetur në trupin e rrugës, duke penguar kalimin e automjeteve dhe paralizuar përkohësisht qarkullimin. Si pasojë, është krijuar një radhë e gjatë automjetesh në të dy drejtimet e lëvizjes. Ndërkohë, pritet ndërhyrja e policisë për menaxhimin e situatës dhe normalizimin e qarkullimit në këtë aks rrugor.