Momentin kulminant të ndërrimit të viteve, kur akrepat e orës shënuan 00:00 mes datës 31 Dhjetor 2023 dhe 1 Janar 2024, ashtu si kudo edhe matjanët e pritën festueshëm dhe me hedhjen e fishekzjarreve. “Mat Televizion” e ndoqi live këtë moment të veçantë, teksa festa shpërtheu dhe ngjyrat e ndryshme të fishekzjarreve u regjistruan me dron, duke i dhënë një panoramë krej tjetër gjithë kryeqendrës administrative të Matit.
Festimet u zhvilluan kryesisht në sheshin “Kastriotët” me hedhjen e fishekzjarreve në mënyrë të organizuar nga Bashkia e Matit, por nuk munguan as festimet individuale në të gjitha blloqet e banimit të qytetit të Burrelit.
Gjatë këtyre festimeve, nuk është raportuar asnjë incident nga lëndët piroteknike, duke e bërë ndoshta një ndër rastet e rralla ku gjatë festimeve për ndërrimin e veteve nuk ka patur të lënduar nga lëndët shpërthyese festive.