Ky vit arsimor ka qenë ndryshe nga çdo vit tjetër për shkak të situatës së krijuar nga pandemia e koronavirusit. zhvillimi i mësimit online që nga 10 Marsi ka ndryshuar gjithçka për nxënësit nga klasa e parë deri në universitet. Bleona Aliu është maturante e gjimnazit “28 Nëntori” në qytetin e Burrelit. ndonëse ajo priste ta mbyllte ndryshe ciklin e arsimit parauniversitar, kjo situatë e ka bërë konfuze se si do të zhvillohet procesi i testimit në maturën shtetërore. Regi Vaçi është në klasën e 10-të por edhe ai thotë se mezi pret që kjo situatë të kalojë e t’i kthehet normalitetit në shkollë me shokët dhe shoqet e tij të klasës.