Fshati Shulbatërr në Bashkisë e Klosit prej 30 vitesh vuan mungesën e ujit të pijshëm. Banorët e këtij fshati edhe sot përdorin burime alternative për tu furnizuar me ujë. Ata shprehen se duhet ta transportojnë me kafshë ngarkese ujin e pijshëm në burimet natyrale që ndodhen nëpër përrenj.
Banorët e këtij fshati shprehen se në gjithë këto 30 vite kanë marrë vetëm premtime boshe në fushata elektorale dhe se asnjë prej të zgjedhurve vendor nuk i ka mbajtur këto premtime. Me rritjen e temperaturave burimet natyrale kanë shterruar dhe frunizmi me ujë të pijshëm për këta banorë është bërë edhe më i vështirë. Ata shprehen se do të nisin protestat pasi kjo situatë për ta është bërë e padurueshme.
Fshati Shulbatërr dhe fshati Dom ishin përfshirë në projektin e rrjetit të ujësjellësit të njësisë Administrative Suç. Por para nisjes së zbatimit të këtij projekti këto dy fshatra u aneksuan. Megjithatë, drejtues të bashkisë Klos, thanë se po punojnë që edhe këto dy fshatra të përfshihen në këtë ujësjellës, nëpërmjet një shtese projekti.