Banorët e fshatit Shulbatërr në Njësinë Administrative Gurrë në Bashkinë e Klosit po përballen me mungesë të ujit të pijshëm prej 30 vitesh. Qindra banorë të këtij fshati e sigurojnë ujin për pirje në forma të ndryshme e aspak të sigurta.
Ata shprehen se gjithëmonë ju është premtuar furnizmi me rrjet të sigurtë me ujë për konsum, por deri tani askush nuk e ka bërë të mundur. Nga ana tjetër, vetë banorët e Shulbatrrës thonë se ujin e sigurojnë në burime natyrale dhe transportin e bëjnë me shpinë apo kafshë ngarkese, si para shumë dekadash.
Një tjetër problem i këtij fshati është edhe sistemimi i ujërave të zeza. Edhe pse sipas banorëve rrjeti është, për mungesë të ujit të vazhueshëm ai është jashtë funksionit.