Shtyllat elektrike gati në shembje, rrezikojnë të mbeten pa energji katër fshatra në Dibër

Shtyllat elektrike gati në shembje, rrezikojnë të mbeten pa energji katër fshatra në Dibër

Mungesa e investimeve për një kohë të gjatë në rrjetin kryesor të enerjisë elektrike për fshatrat Bellovë, Zagrad, Cerjan dhe Rabdisht, të bashkisë Dibër rrezikon t’i lërë pa rrymë këto fshatra. Shtyllat e tensionit të mesëm janë gati në shembje të plotë pasi pjesa e betonit ka rënë thuajse e gjitha. Aktualisht ata qëndrojnë në këmbë vetëm nga fijet e hekurit, ndërsa banorët deklarojnë se rrezikojnë të mbeten pa energji nëse nuk ndërhyhet shpejt. Sipas banorëve, ku është një rrjet elektrik i ndërtuar që me elektrifikimin e vendit, të bërë dekada më parë nga regjimi i asaj kohe. Banorët shpresojnë që OSHEE të ndërhyjë sa më parë dhe të mos lejojë që këto fshatra të mos mbeten pa energji sidomos në këtë periudhë ku ka vizitor të shumtë. Mungesa e investimeve në rrjetin elektrik përcjell vazhdimisht probleme me furnizmin me energji elektrike në shumë fshatra të Dibrës.