Shtyllat e tensionit të lartë të ndryshkura, ish specialisti: duhen lyer patjetër për t’i rritur jetëgjatësinë

Shtyllat e tensionit të lartë të ndryshkura, ish specialisti: duhen lyer patjetër për t’i rritur jetëgjatësinë

Pjesa më e madhe e rrjetit të tensionit të lartë të shpërndarjes së energjisë elektrike është e painvestuar qëkurse është ndërtuar. Shtyllat e tensionit të lartë janë thuajse të gjitha të ndryshkura. Për ata që kanë punuar rreth 60 vite më parë këto shtylla duhen lyer patjetër pasi ju rritet jetëgjatësia. Asllan Luku nga Bulqiza është një prej atyre që ka punuar në këtë sektor që prej vitit 1968 e deri kur ka dalë në pension. Luku shton se linjat e vjetra të tensionit të lartë janë lënë në mëshirë të fatit pasi nuk janë lyer që prej vitit 1982. Ai kujton se para tre vitesh nisi lyerja e tyre, por u ndalua duke u trajtuar vetëm një pjesë shumë e vogël. Ish-specialisti Asllan Luku këshillon që Operatori i Sistemit të Transmetimit duhet të investojë edhe në këtë drejtim pasi shmang problemet e mëdha dhe kursen para nga buxheti nëse ato thyhen si pasojë e pranisë së madhe të ndryshkut. Shtyllat e tensionit të lartë, nga Qafa e Buallit në drejtim të Dibrës, janë lyer vetëm në afërsi të tokës dhe kjo nuk dihet nëse është lënë për mungesë fondesh apo aq është e nevojshme për këto lloj strukurash metalike.