Ura e Lusës, asnjë investim në siguri që prej ndërtimit të saj

Ura e Lusës, asnjë investim në siguri që prej ndërtimit të saj

Autoriteti Rrugor Shqiptar ka hapur një sërë prokurimesh publike në përmirësimin e sinjalistikës horizontale, vertikale dhe pajisjeve të sigurisë rrugore për rrugët nacionale, por jo për aksin Skuraj – Peshkopi. Në këtë aks rrugor, kryesisht në segmentin Burrel – Klos, siguria rrugore është ajo që ka qenë që kur është ndërtuar rruga. Bëhet fjalë për urat, siç është ajo që quhet “Ura e Lusës”. Barrierat e kësaj ure janë ndërtuar që me urën, ndërsa prej dekadash nuk është vënë dorë në to. Ura ka një lartësi të konsiderueshme nga përroi i Lusës, gjë që përbën rrezikshmëri të lartë nëse automjetet biejnë poshtë. Barrierat e betonit janë të thyera dhe të amortizuara çka nuk japin aspak siguri për automjetet që mund të mbështeten mbi to. Specialistët e rrugëve thonë se ato lloj barrierash janë vetëm sa për të treguar skajet e urës dhe në rast të ndonjë fatkeqësie që mund të përplasen automjetet, këto të fundit biejnë direkt në “Lusë”. Edhe shqetësimi i banorëve e drejtuesve të mjeteve ndër vite i ngritur në media ka rënë në vesh të shurdhër, pasi institucionet vijojnë të mos marrin asnjë masë për zëvendësimin e këtyre barrierave.