Rritje e lindshmërisë në 6 mujorin e parë të 2026 në Qarkun Dibër

Rritje e lindshmërisë në 6 mujorin e parë të 2026 në Qarkun Dibër

Qarku Dibër ka pësuar një rritje të lehtë të lindshmërisë në 6 muorin e parë të këtij viti krahasuar me vitin paraardhës. Sipas të dhënave të publikuara nga INSTAT në gjashtë muajt e parë të vitit 2026 në të gjithë qarkun Dibër ka patur 350 lindje fëmijësh, krahasuar me 320 që ishte në të njëjtën periudhë të një viti më parë. Nga viti i kaluar në këtë vit për të njëjtën periudhë ka patur 30 lindje më shumë. Ndërkohë numrin më të vogël të lindjeve e ka Qarku Gjirokastër me 125 fëmijë të ardhur në jetë në gjysmën e parë të këtij viti, krahasuar me 134 që kishte vitin e kaluar, ose 9 fëmijë më pak. Pas Gjirokastrës vjen Qarku i Kukësit me 160 lindje në këto gjashtë muaj, kundrejt 130 lindje që kishte një vit më parë në të njëjtën periudhë. Numrin më të lartë të lindshmërisë për shkak edhe të numrit të popullsisë e mban Qarku Tiranë me 4748 lindje në pjesën e parë të vitit 2026, krahasuar me 5022 lindje që kishte vitin e kaluar në të njëjtën periudhë. Edhe në Qarkun Tiranë lindshmëria ka pësuar rënie me 274 fëmijë më pak.