Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural ka shtyrë edhe me një muaj afatin e aplikimeve për banorët që duan të përfitojnë naftën falas. Njoftimi është bërë zyrtarisht këtë të enjte edhe në faqen zyrtare të kësaj ministrie. Ndërkohë Prefekti i Qarkut Dibër, Nexhbedin Shehu, nga Burreli tha se shkak i shtyerjes janë bërë kërkesat e shumta të banorëve që kanë tokë bujqësore në përdorim në të gjithë vendin. Ai ju bëri apel atyre që të bëjnë aplikimin e të përfitojnë nga kjo skemë lehtësuese.
Sa i përket problematikave të krijuara nga azhornimi i tokave bujqësore, Prefekti Nexhbedin Shehu tha se edhe ato pak fshatra që nuk kanë qenë futur në hartë, ka një vendim të qeverisë që të futen, ndërkohë që bashkitë duhet të merren me këtë pjesë.
Të gjithë ata që duan të aplikojnë për naftën falas, duhet të jenë të pajisur me NIPT, të kenë tokë në pronësi ose të kenë kontratë qeraje për tokën që deklarojnë, jo më pak se 4 dynym dhe parcela jo më të vogëla se 1 dynym.