Bashkia e Matit ka marrë një nismë për shtimin e sipërfaqeve të gjelbëra në qytetin e Burrelit. Nisma konsiston në mbjelljen e pemëve në rrugët hyrëse të qytetit. Fillimisht kjo nismë është finalizuar me mbjelljen e 500 pemëve në rrugën e Komsisë dhe në rrugën e varrezave të dëshmorëve.

Në të dy këto segmente janë mbjellë nga të dyja anët pemë të familjes së Selvisë. Drejtori i Drejtorisë së Shërbimeve Publike në Bashkinë Mat, Elson Reçi tha se nisma do të vijojë me mbjelljen e pemëve edhe në dy rrugët hyrëse të qytetit të Burrelit, atë nga ana lindore dhe atë nga ana perëndimore.

Autoritetet vendore i bëjnë apel komunitetit të kujdesen për këto pemë të cilat do t’i shërbejnë të gjithëve në të ardhmen.