Familjet shqipetare kane veshtiresi ne pagesen e faturave mujore si uje dritat qeraja etj kete konstatim e ka bere Barometri i Ballkanit nga anketimi doli se 28 % e shqipetareve nuk kishin mundesi te benin pagesat baze edhe arketimet e O SHE provuan se 24% e energjis nuk paguhej.
Anketa që përfshiu familjet në të gjitha vendet e Ballkanit evidentoi se në Shqipëri përqindja e familjeve që nuk përmbushin detyrimet për shlyerjen e faturave të dritave dhe të ujit është më e madhe se në çdo vend tjetër, madje edhe më e madhe se në Kosovë, e cila për nga niveli i jetesës është në nivele të krahasueshme.
Sipas anketës numri i familjeve në vështirësi për të paguar faturat mujore erdhi në ulje në raport me vitin 2017, por gjithsesi janë nivel shumë më të lartë se mesatarja Rajonale.
Gjetja e anketës materializohet edhe në arkëtimet e OSHE-së, ku për rreth 24 për qind e energjisë që hidhet në rrjet nuk merret asnjë pagesë
mimet e energjisë u rritën pesë vite më parë me rreth 20 për qind. Teksa Shqipëria ka çmimet energjisë për konsumatorët në nivelet më të larta rajonale, i ka të ardhurat për frymë në nivelet më të ulta.
ipas të dhënave të Eurostat, gjatë periudhës 2012-2017, të ardhurat për frymë të Shqipërisë u rriten me 700 euro, nga niveli 3300 euro arritën në 4000 euro për frymë.
Rritja më e madhe neto e të ardhurave për frymë ka ndodhur në Malin e Zi. Niveli i tyre, nga 5100 euro në vitin 2012 arriti në 6900 euro në vitin 2017, duke u rritur me 1800 euro. Kjo vlerë ishte gati sa dyfishi i rritjes neto të të ardhurave për frymë se në vendet e tjera të Ballkanit. Më pas, për rritjen më të lartë vjen Maqedonia, të ardhurat për frymë të së cilës u rritën me 1100 euro gjatë 2012-2017 sipas “Monitor”.