Kombëtarja jonë e futbollit ka zhvilluar një ndeshje spektakolare mbrëmjen e sotme kundër Polonisë, e vlefshme për eleminatoret e evropianit të vitit të ardhshëm.

Djemtë e drejtuar nga Sylvinhon arritën jo vetëm të marrin tri pikë shumë të vlefshme në këto eleminatore por edhe të dhurojnë spektakël në stadiumim “Arena kombëtare”.

Dy heronjtë e kësaj ndeshje ishin Asani me një gol spektakolar në minutën e 37 të pjesës së parë dhe golit që vulosi rezultatin final, Daku në minutën e 62.

Djemtë kuqezi lanë në hije “legjendën” e Polonisë, Lewandowskin, i cili për asnjë moment nuk arriti të vendoste në vështirësi Strakoshën.

Shqipëria ndodhet tashmë e vetme në krye të grupit me 10 pikë, ndërsa janë edhe 3 takime të tjera nga të cilat do të vendoset përfundimisht nëse djemtë kuqezi do të jenë pjesë e evropianit të 2024.

Gjithsesi me pikët e plota ndaj Polonisë, kombëtarja ka futur njërën këmbë në Gjermani, e me ndeshjet e mbetura, pritet vetëm të tërheqë këmbën tjetër.