Qeveria shpërndau një bonus për festat e fundvitit për pensionistët. Në opinionet e marra nga pensionistë të Maqellarës, ato shprehen se me 5 mijë lekë të rinj shpërblim nuk e plotësojnë dot tryezën e natës së ndërrimit të viteve. Sipas tyre të paktën shpërblimi duhej të ishte sa ai që iu dha pensionistëve kosovarë, për të cilët, qeveria atje, shpërndau nga 100 euro. Të tjerë pensionistë të Maqellarës thonë se për ta nuk është zgjidhje shpërblimi i fundvitit, sado që ta ketë vlerën, por duhen rritur pensionet që të paktën pensioni minimal të jetë mbi 30 mijë lekë të rinj.

Ministria e Financave nisi shpërndarjen në dhjetor të fondit të shpërblimit të pensionistëve, të quajtur “Gjeli” i Vitit të Ri, i cili këtë vit, sipas pensionistëve të prononcuar do jetë “gjysëm gjel” për shkak të çmimeve të larta në treg.