Pas mbylljes së procesit të provimeve të Maturës Shtetërore, maturantët e këtij viti në të gjithë vendin të cilët duan të ndjekin arsimin e lartë do të vijojnë me procedurat që duhet të ndjekin. Këtë të Martë është publikuar kalendari i aplikimeve në portalin ualbania.al në të cilin maturantët duhet të ndjekin të gjithë hapat e nevojshëm.

Sipas këtij kalendari, nga data 10 deri me 27 Korrik bëhet pagesa e tarifës së apalikimit. Në datat 29 Korrik deri me 3 Gusht bëhet aplikimi online i përzgjedhjes së 10 programeve të studimit. Në datë 27 Gusht, bëhet publikimi i renditjes së aplikantëve në portal ndërsa dy ditë më vonë nis raundi i dytë.

https://youtu.be/8Z12laO8H9w

Ndërkohë, për të marrë pjesë në aplikimin për të studiuar në një nga degët e universiteteve shqiptare, maturanti duhet që domosdoshmërisht të jetë kalues në të gjitha provimet e maturës shtetërore.

Ministria e Arsimit ka vendosur që këtë vit aplikimi universitar të jetë me vetëm dy raunde, ndryshe nga çfarë është vepruar deri tani me tre raunde. Maturantët duhet të bëjnë llogaritë sipas notës dhe koefiçentëve që kanë universitetet për të përzgjedhur degë që mund të jenë fitues.