Që prej ndërtimit të saj në vitin 2014, në aksin rrugor Shoshaj – Urakë nuk është bërë asnjë investim e rruga sa vjen e degradohet akoma edhe më shumë. Ky aks rrugor i cili kushtoi miliona euro për tu ndërtuar prej më shumë se 5 vitesh është pa një përgjegjës. Mat Televizoon e ka trajtuar disa herë problematikën e kësaj rruge e cila u ndërtua më qëllimin për të lidhur rrugën e Kombit me atë të Arbrit.

Por situata vijon të mbetet kritike në këtë rrugë pasi ka dëmtime kudo. Pjesa më problematike mbetet ajo në afërsi të urës së Urakës, por edhe në fshatin Zenisht e Shoshaj. Drejtuesit e mjeteve shprehen se gjendja e keqe e rrugës po ju shkakton kosto të mëdha në mjetet e tyre. Ata kërkojnë ndërhyrjen e instancave për ta zgjidhur njëherë e mirë këtë problem.

Aksi rrugor në fjalë është një investim i qeverisë shqiptare dhe Fondit Shqiptar të Zhvillimit, por me reformimin territorial të vitit 2015 kjo rrugë nuk u kalua në inventar të pushtetit vendor por as ARRSH nuk pranon ta ketë në inventar.