Banorët e fshatit Shoshaj në Njësinë Administrative Komsi në Bashkinë e Matit, kërkojnë që të rehabilitohen ujërat e zeza. Banorët thonë se fshati i tyre është ndër më të gropuarit dhe se me një projekt arrihet të zgjidhet problemi.

Aktualisht në këtë fshat, ujërat e zeza kalojnë në ambjent të hapur. Vazhdimisht ky ka qenë problemi që kanë ngritur banorët, pasi prania e ujërave të zeza, shkakton një ndotje të madhe të ambjentit, por edhe është kthyer në një burim infeksionesh sidomos në stinën e verës ku temperaturat janë shumë të larta.

Fshati Shoshaj ka problem edhe me rrugët e brendshme, pasi janë kthyer në problematike për shkak të dëmtimit të tyre gjatë ditëve me shi.