Në kuadër të aktiviteteve me shkrimtarë që sjellin botime të reja, Biblioteka “Pjetër Budi” Mat, zhvilloi takimin e radhës me shkrimtarin e njohur Viktor Canosinaj. Aktiviteti i mbajtur në ambjentet e pallatit të kulturës “Shefqet Doda” në Burrel, bëri bashkë dashamir të librit, përfaqësues të pushtetit vendor, të nxënësve të shkollave 9 vjeçare të qytetit të Burrelit etj. Libri më i ri i shkrimtarit Canosinaj, është romani “Robi”.
Rreth shkrimtarit Canosinaj foli poeti matjan Fatmir Gjestila, ndërsa vetë autori i romanit “Robi”, falenderoi organizatorët për mikpritjen.
Aktiviteti në fund mori ngjyrat e bashkëbisedimit ku shkrimtari Canosinaj ju përgjigj pyetjeve nga salla të drejtuara nga nxënësit e shkollave të qytetit të Burrelit.