Shkrihet inspektoriati i Peshkimit në Qarkun Dibër, kalon në Lezhë

Share

Një tjetër institucion largohet nga Mati në vazhdën e reformimeve të institucioneve qëndrore në nivel vendor. Burime për Mat Televizion bëjnë të ditur se prej pak muajsh nuk ka më inspektoriat të Peshkimit për Qarkun Dibër, duke kaluar në Lezhë.

Inspektorët që monitoronin basenin e Ulzës, Shkopetit dhe njësitë e kultivimit të Peshkut në të gjithë Qarkun, do të monitorohen nga Lezha.
Përfaqësues të shoqatave lokale të Peshkimit thonë se kjo do të ndikojë negativisht në sektorin e peshkimit sidomos për liqenet Ulëz e Shkopet.

Kontrollet për gjuetinë e paligjshme dhe problemet e tjera që ka ky sektor, do të bëhen me urdhër të drejtorisë Rajonale Lezhë, e cila do të dërgojë inspektorët e saj. Mosprezenca e këtij institucioni në të gjithë Qarkun Dibër, favorizon informalitetin, duke e kthyer sektorin e Peshkimit në problem.

Read more

Local News