Shkopet / Familja Kola ende në pritje të përfundimit të banesës
Familja Kola, në fshatin Shkopet, ende nuk e ka të përfunduar banesën e re. Megjithëse kjo familje kaloi 2 fatkeqësi, të parën tërmetin e 26 Nëntorit të vitit 2019 dhe të dytën rënien e zjarrit, banesa e nisur prej një viti nuk ka përfunduar. Siç duket nga pamjet, vetëm një pjesë e objektit është mbaruar, ndërsa familja Kola duhet të presë edhe shumë kohë që të hyjë në të. Dile Kola shprehet se për gjatë 5 viteve ka jetuar si mos më keq, herë në çadër, herë në një ambjent pranë shkollës e herë në godinën gati në shembje. E zonja e shtëpisë tregon se premtimet që mori 5 vite më parë, ende nuk janë realizuar pasi nuk ka një çati mbi kokë.
Çifti Kola do t’i duhet të presë edhe shumë kohë që të hyjë në shtëpinë e re, pasi firma e cila e ka marrë përsipër ta ndërtojë banesën e tyre punon me intervale kohore dhe jo vazhdimisht.