Jemi mësuar që në luginën e Shkopetit të shohim në çdo stinë një pamje të bukur dhe shumë tërheqëse. Por kësaj vere është vënë re një fenomen i çuditshëm pasi disa lloje pemësh po thahen, ku ndër ta janë Bushi, Krifsha etj. Specialisti i pyjeve Riza Buci thotë se faktorët e tharjes së këtyre bimëve janë të ndryshme duke nisur nga kalbëzimi i rrënjëve, kërpudhat dhe insektet. Për ta gjetur të saktë shkakun, Buci thotë se duhen bërë analiza se nga ka ardhur tharja.
Nga ana tjetër Buci shprehet se institucionet përgjegjëse duhet ta marrin seriozisht këtë problem pasi shkakton një dëm të madh. Sipas tij, në varësi të shkakut duhet gjetur edhe zgjidhja.
Jashtë kameras banorë të zonës shprehen se kanë parë persona të lëshojnë insekte në luginën e shkopetit, duke ngritur dyshimet se shkak mund të jenë bërë keqbërësit. Gjithsesi, specialistët e mjedisit këshillojnë që si Shkopeti ashtu edhe Ulza duhet të kenë një vëmendje të veçantë nga institucionet vendore e qendrore për faktin se kjo zonë është e mbrojtur me statusin e Përkut Rajonal.