Banorët kishin improvizuar disa fuçia për të kaluar nga njëra anë e lumit Mat në anën tjetër e në këtë mënyrë transportuan çdo gjë në këto vite. Por Aleksandër Malçi thotë se prej tre muajsh ata kanë mbetur të izoluar totalisht pasi edhe pemën tip Rrap në të cilën kishin lidhur litarët që komandonin fuçiat e mori lumi pasi u hapën portat e hidrocentralit të Shkopetit. Malçi thotë se për të dalë nga banesa e tyre deri në rrugën nacionale, ju duhet të ecin në këmbë nëpërm shkëmbinj të thepisur duke rrezikuar edhe jetën.

Megjithë kushtet e papërshtatshme për të jetuar aty, pjesa më e madhe e banorëve nuk e kanë braktisur, por sfidojnë fatin në këtë mënyrë e janë me shpresën se një ditë dikush do të lujtohet për ta. Rrëmbimi i kësaj ure ndodhi në vitin 2010 kur u hapën portat e hidrocentralit të Shkopetit, urë e cila ishte e vemtja mënyrë e këtyre banorëve për të komunikuar me rrugën nacionale Burrel – Tiranë.