Në një dalje për mediat, Zv. Ministrja e Shëndetësisë Mira Rakacolli ka konfirmuar se numri i personave të prekur nga koronavirusi në Shqipëri, ka arritur në 10 persona. Sipas saj një nga të infektuarit, ndodhet në spitalin e Durrësit.
Rakacolli ka këshilluar qytetarët të evitojnë lëvizjet ndërqytetëse, udhëtimet ndërkombëtare dhe grumbullimet. “I kemi të përgatitura strukturat për të përballuar çfarëdolloj situate”, tha Zv.Ministrja.
Rakacolli bëri të ditur se deri tani janë testuar në total 114 persona, nga të cilët 10 kanë rezultuar pozitivë.