Godina e shkollës së mesme të Bashkuar “Haxhi Lata” në Suç vijon të jetë e njëjta, por që në të nuk bëhet mësim. Shkak është bërë një akt ekspertize e Institutit të Ndërtimit në Tiranë e cila e konsideron objektin si të rrezikshëm. Bëhet fjalë për Qershorin e vitit 2020, afro 7 muaj pas tërmetit të vitit 2019. Por edhe pse po bëhen gati tre vite nga ky vendim i ekspertëve të Institutit të Ndërtimit në Tiranë, objekti as nuk është shembur e as nuk është ndërtuar një shkollë e re. Kapllan Patlli thotë se për këtë shkollë ka shkuar edhe tek Ministria e Arsimit po pa mundur të marrë një përgjigje apo të takojë vetë Minstren e Arsimit. Sipas tij, objekti nuk ka rrezik shembjeje ndaj duhet hapur.

  Ndërkohë Bashkia Klos ka kërkuar vazhdimisht financimin apo rikonstruksionin e këtij objekti duke marrë pjesë në 2 thirrje të hapura nga ministria që prej Gushtit të vitit 2018. Pushteti vendor disponon dy projekte, të cilat ende nuk kanë gjetur miratim.