Shkarkimi i stafit teknik nuk sjell asnjë pasojë negative, Burreli mposht Dinamon 2-1

Share

Shkarkimi i stafit teknik pak ditë më parë nuk e ka penguar ekipin e Burrelit të vijojë përgatitjet për sezonin e ardhshëm.

Këtë të mërkurë djemtë e grumbulluar deri tani nën drejtimim e ish futbollistit të Burrelit, njëherësh trajnues i ekipit të fëmijëve, Renato Hoti, janë përballur në një miqësore me ekipin e Dinamos.

Matjanët kanë arritur të shënojnë dy herë në portën dinamovite, kundrejt një goli të shënuar nga ata me penallti në pjesën e dytë.

Burime pranë KF Burreli, bëjnë me dije se shumë shpejt do të zyrtarizohet edhe emri i ri i trajnerit që do të marrë përsipër drejtimin e ekipit.

Read more

Local News