Reshjet e shirave të rëna ditët e fundit kanë shkaktuar probleme në rrjetin e furnizimit me ujë të pijshëm në fshatin Rripë, të Njësisë Administrative Gurrë në Bashkinë e Klosit. Situatë problematike është në disa lagje të fshatit Rripë. Banorët thonë se ka patur ndërprerje të ujit pasi dyshohet të jetë dëmtuar rrjeti i ujësjellësit. Ata kërkojnë që kjo situatë të zgjidhet pasi rrjeti i ujësjellësit është shumë i amortizuar dhe ka probleme herë pas here. Veç ndërprerjes për një kohë të gjatë për shkak të defekteve, tjetër problematikë është edhe sasia e pakët e ujit që vjen kryesisht në muajt e pranverës dhe verës. Për shkak të problemeve të rrjetit dhe sasisë së pakët të ujit që vjen nga vepra e marrjes, banorët e Rripës kanë marrë masa shtesë duke vendosur pranë banesave nga dy apo 3 cisterna 10 mijë litërshe në mënyrë që të kenë rezerva të mjaftueshme