Përralla klasike “Tre derrkucët” e realizuar me gjuhën e kukullave nga regjisori italian Paolo Comentale mbajti të mbërthyer qindra fëmijë të Burrelit nga kopshti deri në Klasën e pestë paraditen e së premtes në Pallatin e Kulturës Burrel. Shfaqja është konceptuar plot dinamizëm duke sjell tek fëmijët kureshtjen por edhe të qeshurën.

Trupa e aktorëve të Teatrit Kombëtar të Kukullave mori duartrokitjet e qindra fëmijëve që kishin tejmbushur sallën e pallatit të kulturës në Burrel.
Fillimisht shfaqja u dha për grupet e të gjitha kopshteve të qytetit e më pas për nxënësit nga klasa e parë deri në të pestë e tre shkollave 9-vjeçare në Burrel. kjo shfaqje u mundësua nga bashkëpunimi mes Qendrës Kulturore Mat dhe Teatrit Kombëtar të Kukullave.