Aksi nacional Burrel – Skuraj, deri në ndërtimin e murit të shembur në vendin e quajtur Shkopet, do të funksionojë vetëm për automjetet e vogla, pasi ato të tonazhit të rëndë nuk do të mund të kalojnë ngaqë karrexhata aty do të ngushtohet.

Trafiku i mjeteve të mëdha do të zhvendoset në aksin tjetër nga Ura e Matit – Rrëshen – Milot.

Ndërsa automjetet e tjera do të mund të qarkullojnë në këtë rrugë pasi trafiku do të drejtohet nga punonjës të firmës që po kryen punimet. “Mat Televizion” e kishte paralajmëruar disa herë problemin e shembjes së këtij muri në Shkopet, por ndonëse situata ishte e tillë prej disa vitesh, nuk u mor asnjë masë, duke lejuar që shembja të bëhej akoma më e madhe.

Aksi Burrel – Skuraj vijon të jetë ndër rrugët nacionale më të degraduara në vendin tonë për shkak se që kur është ndërtuar nuk është bërë asnjëherë rehabilitim i plotë i plotë i tij.