Shembet “Kodra e keqe” në rrezik dy banesa dhe rruga e fshatit

Share

15 familje në fshatin Baz të Njësisë me të Njëjtin emër rrezikojnë të mbeten të izoluar për shkak të rrëshqitjes së tokës në vendin e quajtur “Kodra e keqe”. Banorët thonë se rrëshqitja e tokës ka nisur një vit më parë dhe se vazhdon të rrëshqasë duke rrezikuar izolimin e tyre pasi po shemb edhe rrugën.

Por nga rrëshqitja e madhe e tokës, po i afrohet banesave, duke rrezikuar edhe shembjen e tyre. Banorët shprehen se kanë frikë sepse rrëshqitja po vazhdon. Një tjetër problem për ta është edhe rruga e cila nëse shembet do t’i lërë të izoluar.

Për banorët e rrezikuar nga kjo shembje është fat që këtë vit nuk ka patur shumë reshje shirash, pasi sipas tyre, banesat do të kishin përfunduar në përrua.

Read more

Local News