Problemi i fëmije të fshatit Plan i Bardhë në Bashkinë e Klosit që arsimohen në aneksin e shkollës 9-vjeçare Bejn që ndodhet në fshatin Kloskatund, nuk ka marrë ende zgjidhje. Fëmijët vijojnë të shkojnë në këmbë në shkollë për gjatë rrugës nacionale duke rrezikuar edhe jetën.
Ditët kur mund t’i marrë ndonjë makinë rasti, fëmijët i quajnë me fat. Për problemin e tyre janë vënë në lëvizje instaca të shumta, por që nuk kanë mundur dot ta zgjidhin deri tani. Prefekti i Qarkut Dibër, Nexhbedin Shehu tha se nga kontaktet që ka patur ai me Bashkinë Klos, kjo e fundit nuk ka mundur të gjejë një mjet transporti për tua vënë në dispozicion fëmijëve të fshatit Plan i Bardhë.
Ndërkohë që institucionet përpiqen të gjejnë zgjidhje, 8 fëmijët nga kopshti deri në klasën e pestë, do tju duhet të udhëtojnë në këmbë në temperatura të ulta të dimrit, për tu arsimuar në fshatin Kloskatund.