Ndonëse që prej ditës së djeshme qarku ynë është përfshirë nga reshjet e shirave dhe dëborës, për prefektin e Qarkut Dibër, Nexhbedin Shehu nuk ka asnjë situatë problematike. Shehu tha se sipas raportimeve të bëra nga të gjitha bashkitë e Qarkut Dibër, nuk rezulton asnjë problem sa i përket qarkullimit qoftë në rrugët nacionale apo ato rurale. Nga ana tjetër ai u shpreh se emergjencave civile në këto bashki iu është kërkuar që të qëndrojnë në gatishmëri të plotë për çdolloj situate që mund të dalë.

Që prej mëngjesit të së enjtes në të gjithë Qarkun Dibër janë rikthyer reshjet e shiut e të dëborës, por pa krijuar problematika.